Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është shprehur se Edi Rama është i vetmi kryeministër në botë që shkon nga njëri samit në tjetrin, për të mbrojtur vendimin e Serbisë për të mos i vendosur sanksione Rusisë për luftën në Ukrainë.
I ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, Berisha tha se Rama është në hetim nga Shtetet e Bashkuara për çështjen “McGonigal”. Më tej, ai foli edhe për paratë ruse për të cilat akuzohet PD, ku tha se heshtja e ish-kryedemokratit Lulzim Basha pas daljes së skandalit “McGonigal”, tregon se ai nuk është plotësisht i pastër dhe ka qenë i implikuar në këto çështje.
“Gjermania ka arritur të bllokojë tërësisht gazin rus. Rama i thotë Gjermanisë “pse mburresh që nuk merr gazin rus dhe merr gazin e Katarit”. Po pse Katari njësoj me Rusinë është? Persona influent janë të gjithë personat që kanë ndikim në rruzullin tokësor. A doli agjent Rama? Tani pyetje e drejtë. A nuk është Rama i vetmi kryeministër në Botë që lëviz nga një samit në tjetrin që kërkon që të mos i vendosë Serbia sanksione Rusisë?
Në aktpadi Edi Rama lakohet 14 herë dhe akuzohet për një gjë indirekt të tmerrshme se McGonigal u furnizua me të dhëna të rëndësishme nga zyra e qeverisë. Unë e pyeta Bashën dhe ai mu betua që kurrë nuk kam marrë para ruse. Basha nuk është ndjekur në Shqipëri për para ruse, por për larje parashë. Prokuroria në Shqipëri nuk e ka ndjekur për paret ruse, por për larje parashë. E vërteta është kjo: Prokuroria e Shqipërisë ka dërguar një letërporosi në SHBA për informacione, por Nick Muzin tha që nuk jap informacion për klientët e mi. Kur u botua materiali, e para nga Neë York na morën persona të ndryshëm e thanë që ne kurrë nuk i kemi dhënë këto para. Më e keqja është paraja ruse. Si mund ta shpjegojë njeriu, që ky njeri që pasi kanë dalë këto të dhëna që lidhen me të dhe Nick Muzin dhe hesht për 8 ditë me radhë dhe del pasaj e bën një reagim prej 4 rreshtash në Tëitter. Duhet të dilte e të thoshtë që nuk kam marrë para ruse.
Si mund të merret informacioni pa hetim. Ti për të marrë informacion për emailet, duhet të kontrollosh gjithë serverat e tij. Padiskutim Rama ka qenë në hetim. Takimi i Henri Çenos është tjetër gjë, sepse ai e ftoi për një kafe si shefi i Kundërzbulimit në FBI dhe ky i vajti. Ndërsa Rama e korruptoi McGonigal për të goditur opozitën. Ramën po e hetojnë. Ka një fletëthirrje për Edi Ramën. Po e heton Ramën 100 %, jo vetëm Ramën por edhe ministrat e tij. Biden dhe Trump hetohen për pakujdesi në mbajtjen e dokumentave të klasifikuara, ndërsa Rama hetohet për korrupsion”, u shpreh Berisha.