A duhet kontrolluar telefoni i partnerit?

Duhet ta pranojmë se të paktën një herë mund të na ketë ndodhur që të jemi tunduar të kontrollojmë telefonin e partnerit, ndoshta duke përfituar nga një moment shpërqendrimi, ose e shtyrë nga disa dyshime. Por a je i/e sigurt që është gjëja e duhur për të bërë?

Ajo që na shtyn të kontrollojmë celularin e tjetrit është kërkimi i informacioneve që mund t’i japin kuptim asaj që nuk e kuptojmë ose nuk e dimë për tjetrin. Kjo është një mënyrë për të qenë në gjendje të qetësosh frikën dhe pasiguritë, duke ushqyer një etje të pashuar për kontroll dhe një nevojë ekstreme për besim ndaj tjetrit. Prandaj, nevoja për të kontrolluar telefonin e tjetrit fillon nga mungesa e besimit që shtyn të zbatojë sjellje kontrolluese. Besimi është një element në bazën e çdo marrëdhënieje të shëndetshme çift, në gjendje të prodhojë qetësi dhe siguri.

ÇDO GJË MUND TË KTHEHET NË DRAMË

Nëse vendosni të kontrolloni celularin e partnerit tuaj, çdo detaj i vogël mund të kthehet në një dramë. Për shembull, nëse zbulon se ai, në vend që të kthehej në shtëpi pas pune, dy javë më parë u bashkua me miqtë, do të fillosh të pyesësh veten pse të gënjeu, çfarë fshihet pas faktit që nuk të tha, madje duke shkuar deri aty sa të hamendësosh një tradhti.

MUND TË KEQKUPTONI GJITHÇKA

Kur lexojmë mesazhe në celular, sidomos nëse nuk i shkruajmë, mund të biem lehtë në keqkuptime, sepse nuk e dimë kontekstin. Fjalët ndryshojnë kuptimin sipas kontekstit. Nuk mund të gjykosh asnjë mesazh të vetëm nëse nuk e di gjithë bisedën.

MUND TË RREZIKOSH LIDHJEN

Nëse filloni të kontrolloni sistematikisht telefonin e partnerit, dijeni se do ta vini marrëdhënien tuaj në rrezik. Sepse të gjithë, herët a vonë, zbulohen. Çfarë do të ndodhë në atë pikë? Ka njerëz që reagojnë shumë keq ndaj idesë për t’u spiunuar dhe kontrolluar, aq shumë sa vënë në dyshim marrëdhënien e tyre dhe ndjenjën që ndjejnë – dhe nuk janë krejtësisht të gabuar në këtë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *