A duhet të japin dorëheqje ministrja Delina Ibrahimaj dhe Ceno Klosi pas skandalit të pagave?

Prokuroria e Tiranës ka nisur verifikimet në lidhje me publikimin e listës së Tatimeve ku pasqyrohen të dhëna mjaft sensitive për qytetarët, siç janë numri i identifikimit si edhe paga bruto.

Lista, një dokument në formatin “excel” është duke qarkulluar në “Whats App” masivisht edhe përbën një shkelje flagrante të të dhënave personale të qytetarëve shqiptarë. Madje, një skandal i tillë duket të jetë edhe më i madh se databaza e patronazhistëve mbi preferencat politike të qytetarëve të Tiranës.

Ministria e financave Delina Ibrahimaj dhe Drejtori i Tatimeve Ceno Klosi janë përgjegjësit direkt të këtij skandali. Por kjo duket e pa rëndësishme për dy zyrtarët e lartë qoftë ministrja Delina Ibrahimaj ashtu edhe Drejtori i Tatimeve Ceno Klosi.

Ceno Klosi është i pesti drejtor i përgjithshëm i Tatimeve që prej 2013-s. Ai pasoi në këtë post ministren e Financave, Delina Ibrahimaj, që u largua pas emërimit në kabinetin qeveritar. Lufta e klaneve dhe përplasjeve mes ministres Delina Ibrahimaj dhe drejtorit Ceno Klosi shkoi deri aty sa drejtori i Tatimeve ka refuzuar në të paktën një rast që t’i japë ministres Ibrahimaj të dhënat e Tatimeve.

Përplasja dhe lufta për pushtet midis ministres Delina Ibrahimaj dhe drejtorit të Tatimeve Ceno Klosi, iu kushtoi me rrjedhjen e të dhënave të çdo punonjësi në administratën publike dhe private. Tashmë kryeministri Rama është i vetmi i cili ka në dorë fatin e dy zyrtarëve, të cilët për inat të njëri tjetrit shkaktuan këtë skandal. Dorëheqje e të dyve nga pozicionet që drejtojnë do të vendosin “paqe” në ministrinë e financave ashtu edhe në drejtorinë e Tatimeve.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *