Ish-kryetarja e Kuvendit dhe njëkohësisht anëtarja e Kryesisë së grupit të drejtuar nga Kreu i ‘Rithemelimit’ Sali Berisha, Jozefina Topalli deklaroi ditën e sotme se opozita nuk bëhet me modelin e ish-kryetarit, duke iu referuar Lulzim Bashës.
Topalli u pyet përpara mbledhjes së kryesisë në selinë e PD-së për humbjen në zgjedhjet lokale dhe nëse duhet të ketë dorëheqje.
Znj. Topalli kush është përgjegjës për humbjen e thellë më 14 maj?
Topalli: E para, këto nuk ishin zgjedhje. E dyta, pushteti nuk do ndalet. E treta, opozita nuk bëhet me modelin e ish-kryetarit.
A duhet të ketë dorëheqje?
Topalli: Në zgjedhjet politike po.