A duhet t’i ndajmë të bardhat e vezëve nga të verdhat? Zbuloni vlerat ushqyese dhe si mund të humbni peshë

Të bardhat e vezëve shpesh ndahen nga të verdhat e vezëve dhe “reklamohen” si ushqim më i mirë se të verdhat e vezëve, por sa janë të shëndetshme?

Të verdhat e vezëve kanë nivele më të larta të kolesterinës dhe yndyrës sesa të bardhat e vezëve, por ato gjithashtu kanë nivele më të larta të kalciumit, hekurit, magnezit, fosforit, kaliumit, natriumit dhe zinkut.

Natriumi i tepërt mund të mos jetë më i miri për trupin tonë, por trupi ynë ka nevojë për të gjitha mineralet e tjera që sigurojnë të verdhat e vezëve.

E bardha e vezës përdoret në çdo gjë, nga ushqimi në kujdesin e lëkurës, por a është në të vërtetë aq më e shëndetshme sesa të hani një vezë të tërë.

Ato përbëhen kryesisht nga proteina, që do të thotë se do të jemi të ngopur më gjatë dhe do të forcojnë muskujt tanë. Kjo është pa dyshim pozitive për ta, por vezët kanë dy pjesë për një arsye. Kjo është arsyeja pse ne duhet të hamë të dyja pjesët e vezës në mënyrë që të kemi një vakt të plotë, natyrisht, nuk duhet ta teprojmë me asgjë.

Mirëpo, nëse qëllimi juaj është të humbni peshë, të bardhat e vezëve mund të jenë një opsion më i shëndetshëm. Ato kanë vetëm 25 kalori për çdo çerek filxhani që hamë.

Megjithatë, hidhi një sy krahasimit të mëposhtëm për të parë vlerat nutritive të vezës?

E bardha, e verdha, veza e plotë

Kaloritë: 16, 54, 71
Yndyra totale (g): 0, 5, 5
Yndyra e ngopur (g): 0, 2, 2
Kolesteroli (mg): 0, 211, 211
Kripë (mg): 55, 8, 70
Karbohidrate (g): 0, 1, 0
Proteina (g)? 4, 3, 6
Vitamina A (IU): 0, 244, 244
Vitamina B12 (mcg): 0, 0.3, 0.6
Vitamina D (IU): 0, 18.2, 17.5
Kalcium (mg): 2.3, 21.9, 26.5
Acid folik (mcg): 1.3, 24.8, 23.5
Kalium (g): 53.8, 18.5, 67
Selenium (mcg): 6.6, 9.5, 15.8
Omega-3 (mg): 0, 38.8, 37

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *