Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka bërë publike vendimin e qeverië këtë të hënë.
Xhaxhçka foli për çështjen e detit me Greqinë, duke pohuar se kjo është një çështje e cila nuk ka lidhje vetëm me presidentin e Republikës, por me përgatitjen e të dyja vendeve për të gjetur kompromis.
“Nuk është çështje që ka lidhje vetëm me presidentin, por me përgatitjen e të dyja vendeve për të gjetur kompromisin që më pas të shkojë në gjykatë. Në atë fazë jemi dhe kur të vijë momenti që të jemi gati do të ulemi për t’u dakordësuar sipas të gjitha kompromiseve që kërkon gjykata ku do ta çojmë çështjen”, tha Xhaçka.