Ajo që Luiz Ejlli ndjen ndaj Kiara Titos, i ka kaluar caqet e pëlqimit dhe dukshëm duket se është një ndjenjë e vërtetë. Dalim në këtë konkluzion nisur nga veprimet e tij ditët e fundit, sidomos pas lëndimit të moderatores.
Kiarës iu thye shumë besimi ndaj Luizit pas “gënjeshtrës” që produksioni i nxorri në “prime” për sëmundjen e tij dhe i foli me fjalë të ashpëra.
Mirëpo këto ditët e fundit ndonëse kjo nuk i ka kaluar akoma, Tito është shoqëruar më shumë me Luizin dhe madje disa herë i ka dalë në mbrojtje.
Këtë moment nuk kishte si të mos e “shfrytëzonte” artisti. Së fundmi, Kiara ka realizuar një bisedë me Luizin, ku ky i fundit e ka pyetur drejtpërdrejtë: “A e ke menduar ndonjëherë veten me mua?”
Moderatorja nuk ka hezituar t’i përgjigjet dhe përgjigjja e saj dukshëm e ka lumturuar Luizin. “E kam menduar, por para gënjeshtrës,”-u shpreh Kiara. E ndërsa Luizit iu rikthye buzëqeshja.