Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, në një konferencë të përbashkët me kryeministrin shqiptar Edi Rama, në Tiranë, deklaroi se, Shqipëria ka bërë progresin e duhur për negociatat.
Gjatë fjalës së tij ai u shpreh se, është me rëndësi që të zgjidhet çështja e Bullgarisë për ti dhënë mundësi realizimit të Konferencës Ndërqeveritare.
“Për të nisur Konferencën e Parë Ndërqeveritare është thelbësore të zgjidhet çështja e Bullgarisë me Maqedoninë e Veriut. Shpresoj të arrihet kjo gjë. Ju keni bërë shumë. Tashmë për të qenë të drejtë është bërë progresi i duhur.
Tani duhet të përfshihemi në proces. Kemi folur se çfarë duhet bërë në raport me Universitetet, eksportet, bujqësinë. Jam shumë i lumtur që të dyja vendet tona po zhvillojnë lidhje dypalëshe. Ne bashkëpunojmë ekonomikisht.
Holanda është investuesi më i madh në Shqipëri. Nuk punojmë vetëm ekonomikisht, por edhe në raport me arkitektët. Ju vetë duke qenë artist njiheni shumë mirë.
Le të vazhdojmë të punojmë shumë, të takohemi…të shpresojmë që të kemi sukses pas zgjedhjeve të së dielës në Bullgari që së paku të nisin të dyja konferencat ndërqeveritare”,- tha ai.
Kryeministri i Holandës, Rutte, iu përgjigj interesit të gazetarëve lidhur me reformat që ka ndërmarrë Shqipëria, për të luftuar krimin e organizuar, që nuk e bëri në tre vitet e shkuara, e që u bë shkak për vendosjen e vetos për Shqipërinë.
Kemi një marrëdhënie shumë të ngushtë bashkëpunimi në këto dy vjet, në fushën e drejtësisë për përmirësimin e rritjen e mëtejshme të bashkëpunimit, por edhe fakti i të qenit rigoroz e të drejtë.
Të gjithë ne duhet të bëjmë shumë edhe vendi im, edhe Shqipërisë do i duhet të bëjë më shumë. Progesi ka qene i madh që e beri të mundur të themi PO është edhe çështje e sundimit të ligjit ekonomisë, krimit të organizuar dhe si bashkëpunojmë së bashku.
Ne duam që ky rajon të ketë perspektivë në BE për shumë arsye sepse jemi miq, sepse jemi fqinj por edhe sepse të tjerë mund të kenë influencë në këtë rajon, mund të përfitojmë gjë që ne nuk e duam. Pra ka arsye gjeopolitike dhe gjeostrategjike për ta bërë një gjë të tillë”,- u shpreh Rutte.
/Priza.al/