Kryetari i Komisionit të jashtëm të PE David Mc.Allister është shprehur i gatshëm për të komentuar situatën në PD-së, so dhe zgjedhjen e Sali Berishës kreun e kësaj force.
Allister tha se ndodhet sot në Tiranë si kreu i komisionit parlamentar i çështjeve të jashtme në PE dhe jo si zv.president i PPE dhe nuk mund të komentojë zhvillimet në PD,
“Ishte goxha përvojë ajo që patëm në 2017 kur patëm nderin të ndihmonim në tejkalimin e disa diferencave politike. Kam simpati për Shqipërinë dhe shqiptarët. Sot jam këtu si kreu i komisionit parlamentar i çështjeve të jashtme. Sot nuk kam mundësi të bëj komente publike për çfarë po ndodh në PD”, tha ai.