A e paralajmëroi vdekjen përmes postimit në Instagram? Pas hedhjes nga dritarja, reagon familja e ish miss-it

Ish-missi i Shteteve të Bashkuara, Cheslie Kryst ndërroi jetë dje pasi u hodh nga dritarja e një pallati në New York City. Sipas familjes së saj, ajo kreu vetëvrasje në moshën 30-vjeçare.

“Me pikëllim të madh ju informojmë se Leslie jonë ka ndërruar jetë. Ajo kujdesej, e donte, qeshte dhe shkëlqeu. Ajo ka frymëzuar njerëzit në mbarë botën me bukurinë dhe forcën e saj. Ju lutemi respektoni privatësinë tonë në këto kohë të vështira”, tha familja.

Kryst gjithashtu ka punuar si prezantuese në kanalin amerikan Extra.

“Na janë thyer zemrat. Ajo nuk ishte vetëm pjesë e programit tonë. Ne e konsideronim atë një mike të ngushtë”, thanë kolegët e saj.

Para se ti jepte fund jetës, ajo postoi një foto në Instagram ku shkruante: “Kjo ditë ju sjellë prehje dhe paqe”.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *