OLD, BUT GOLD nga ROLAND QAFOKU
Kriza më e re e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Greqisë ka sjellë edhe një herë në mendje të opinionit historikun e këtyre marrëdhënieve. Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis nuk e ftoi më 21 gusht kryeministrin e Shqipërisë në një takim me liderët e Ballkanin Perëndimor duke shpallur hapur se mes dy vendeve jo vetëm ka një krizë por për çështjen e Fredi Belerit nga ana e Greqisë mund të ketë sanksione që finalizohen me pengimin e Shqipërisë për të qenë anëtare e BE-së. Por kjo nuk është hera e parë që Greqia funksionon me dy standarte dhe përherë bën viktimën, ndëkohë që viktima e madhe dhe e përhershme ka qenë Shqipëria e gjorë, që siç ka thënë edhe historiania angleze Margaret McMilan “Sa e vogël, por me sa shumë armiq”. Sot po sjellim vetëm një dokument që e vërteton këtë. Më 21 mars të vitit 1996 Greqia dhe Shqipëria firmosën mes tyre Traktatin e Miqësisë, Bashkëpunimit, Fqinjësisë së Mirë dhe Sigurisë dhe po e botojmë sot të plotë për priza.al. Firmat u hodhën nga ministri i Jashtëm i Shqipërisë Alfred Serreqi dhe për Greqinë ministri i Jashtëm Theodoros Pangalos. Një akt i tillë u trumpetua nga
Greqia me bujë të madhe në atë kohë. Por, gjithçka u zhvlerësua pas hedhjes së firmave. Së pari, ky traktat ishe një nosnsens për faktin sepse nga ana e Greqisë nuk mund të kishte njëkohësisht dhe traktat paqeje por edhe një ligj lufte që vijon të ekzistojë edhe sot i vendosur që në vitin 1940. Jurisprudenca ndërkombëtare nuk ka një rast të dytë të këtij lloji. Së dyti, në këtë traktat janë 20 nene që palët ranë dakord që të plotësoheshin por siç do ta shikojmë pjesa më e madhe e tyre jo vetëm nuk u zbatua nga ana e Greqisë por disa pika u shkelën me të dyja këmbët, a thua sikur në nenet e këtij traktati të ishte shkruar e kundërta.
Kështu, në nenin 1 Greqia dhe Shqipëria angazhoheshin që të zhvillonin marrëdhënie në respekt të ndërsjelltë dhe reciprok. Në këtë nen është sanksionaur që palët do respektonin parimet e sovranitetit dhe tërësisë tokësore. Vetëm një vit më vonë, në ngjarjet e rënda të vitit 1997 në Shqipëri, rezultoi se autoritetet Greke kanë patur gisht në ato trazira. Më e rënda akoma rezultoi se në zonën e Himarës u ngrit flamuri i Greqisë duke nisur aplikimi i të ashtuquajturës “Megali Idea”. Vetëm ndërhyrja dhe deklarata publike e kryeministres së Turqisë në atë kohë Tansu Çillerme titullin “Greqi, larg duart nga Shqipëria” bëri që fqinji ynë të sprapsej nga plani i saj për Vorio Epirin.
Ndërkohë, në nenin 3 të traktatit palët angazhoheshin për kundërshtimin e përdorimit të dhunës për zgjedhjen e çështjeve dhe brendshme të të drejtave të njeriut. Edhe kjo pikë jo vetëm nuk është zbatuar, por dhuna e autoriteteve policore dhe ushtarake greke ndaj emigrantëve shqiptarë ka qenë e pashoqe. Sipas statistikave, nga vitit 1990 deri në 2023, në Greqi janë vrarë 220 shqiptarë. Nga këta, 140 janë zhdukur dhe nuk u janë gjetur trupat. Ndërkohë, 44 prej tyre nga kjo shifër janë vrarë nga rojet kufitare dhe 66 prej tyre janë vrarë në burgje. Akoma më të rënda bëhen shifrat kur mësohet se 40 nga këta të vrarë kanë qenë fëmijë. Nuk janë tharë ende lotët e nënave dhe familjarëve të kësaj masakre që ka ndodhur nga dora e atyre grekëve që nisin nga më të rëndat si ajo ndaj 14-vjeçari Erion Qose në vitin 2000 e deri te 18-vjeçari Vullnet Bytyçi që u vra nga një polic grek në vitin 2003. Dhe kulmi ishte që polici që e vrau dhe gjykata e cilësoi autor u dënua me gjobë 30 Euro si dëmshpërblim për fishekët e zbrazur në trupin e tij.
Si përfundim, traktati i Miqësisë, për atë që ka ndodhur, më shumë duket si i armiqësisë së
Greqisë ndaj Shqipërisë. Me 31 janar 2018 ky traktat ka pushuar së funksionuari, por pala greke nuk ka treguar asnjë interes për ta rinovuar. Ndoshta autoritetet greke kanë parashikuar ngjarje si konflkti për hapësirën detare, apo edhe ngjarje si e Fredi Belerit që u arrestua për vjedhje votash, por Greqia kërcënon Shqipërinë se nëse ai nuk lirohet do pengojë anëtarësimin e saj në BE. Fiks, e denjë për një vend që ka ende në fuqi ligjin e luftës.
* Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e priza.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e priza.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016*