A është arratisur Adriatik Llalla nga Shqipëria?! Avokati nuk tregon asnjë detaj: Gjykimi ishte i padrejtë

Avokati i ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, Sokol Hazizaj ka folur rreth vendimit të Gjykatës së Apelit të Posaçëm për të lënë në fuqi vendimin e dënimit me dy vite burg për ish-kryeprokurorin.

Ai tha se do ta çojë deri në Gjykatën e Lartë vendimin, duke e cilësuar atë si të padrejtë. I pyetur nga gazetarët, ai nuk pranoi të japë detaje lidhur me endndodhjen e ish-kryeprokurorit Llalla, duke thënë se nuk ka informacion se në cilin spital është shtruar ai.

Jemi me gjykim të padrejtë. Di që Llalla është në spital, kaq di. Unë jam avokati i tij dhe jam këtu, para jush. Gjykata, edhe e Shkallës së Parë, edhe e Apelit, ka bërë copy paste të gjitha veprimet procedurale, asgjë tjetër. Do t’i ndjekim të gjitha hallkat, deri në Gjykatën e Lartë. Nuk e di ku ndodhet Llalla, nuk kam komunikim sa i përket anës shëndetësore të ish-kryeprokurorit, kam komunikim vetëm për anën procedurale”, tha avokati.

I pyetur se “A do të dorëzohet Llalla”?, avokati Hazizaj deklaroi se “Unë isha në Gjykatën e Apelit dhe shtrova të gjitha pretendimet, sa i përket mbrojtjes, më tej është Avokati i Shtetit që merret me ekzekutimet e vendimeve”.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *