A është Biden i aftë për të kryer detyrën? Mjeku i Presidentit: Ka përjetuar disa shqetësime në ije, por…

Presidenti Joe Biden “vazhdon të jetë i aftë për të kryer detyrën”, tha mjeku i tij të mërkurën pas kontrollit të zakonshëm mjekësor që po ndiqet nga afër, ndërsa 81-vjeçari kërkon të fitojë një mandat të dytë në zgjedhjet e nëntorit.

Dr. Kevin O’Connor, mjeku i Presidentit Biden, shkruante se presidenti po përshtatet më së miri me një pajisje që e ndihmon atë të kontrollojë çrregullimet e gjumit dhe se ka përjetuar disa shqetësime në ije por gjithashtu ai zhvillon ushtrime fizike pesë ditë në javë.

“Presidenti Biden është një mashkull 81-vjeçar i shëndetshëm, aktiv dhe i fuqishëm, i cili vazhdon të jetë i aftë për të realizuar me sukses funksionet e presidencës”, shkruan mjeku O’Connor në një dokument prej gjashtë faqesh mbi shëndetin e presidentit.

Kontrolli mjekësor i Presidenti Biden në Qendrën Mjekësore Ushtarake Kombëtare Walter Reed zgjati më shumë se dy orë e gjysmë. Mjeku shkruante se Presidenti Biden “ndjehet mirë dhe se vizita mjekësore e këtij viti nuk identifikon shqetësime të reja”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *