A është kënga e Mozzik dhe Loredanës historia e lidhjes së tyre?

Pas gati një viti thashethemesh se janë ndarë dhe secili ka nisur jetën e tij (ende nuk u kuptua nëse ishin ndarë realisht apo jo) Mozzik dhe Loredana vijnë me bashkëpunimin e tyre më të ri, ‘Rosenkrieg’ që në shqip do të thotë ‘Lufta e trëndafilave’ e cila duket se ka rijetësuar të gjithë lidhjen e tyre, që nga koha kur janë njohur, kur janë dashuruar, ardhja në jetë e Hanës dhe sa e kanë vuajtur ata ndarjen nga njëri tjetri.

Nga vetë videoklipi i cili përmban lot, buzëqeshje, lindjen e një fëmije, ndarjen, puthje, dashuri, duket se lidhja e tyre ka qenë me shumë ulje dhe ngritje duke e bërë videokipin e tyre një film ‘mini dramë’.

Kënga është në gjuhën gjermane, por shqiptarët nuk kanë nevojë ta kuptojnë sepse muzika edhe videoklipi flasin shumë.

 

‘… Gjithçka ndodhi thjesht sepse ishim kaq të dashuruar

Tani të gjithë jetojnë me Luftën tonë të Trëndafilave

Mijëra ndjenja u bënë politikë

Çdo debat midis nesh të dy shkoi aq larg sa njëri ishte në tokë

Gjithçka ndodhi thjesht sepse ishim kaq të dashuruar…’


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *