Emri i tyre është lakuar dhe kanë qarkulluar thashetheme për ndarjen, pasi kanë fshirë të gjitha fotot me njëri-tjetrin nga rrjetet sociale dhe Rina e ka konfirmuar vetë lajmin.
Rina Balaj ka konfirmuar në emisionin “Era Verë” në T7 ndarjen nga ish-i dashuri, reperi Sin Boy.
Ajo tha se kanë kohë të ndarë, por e gjitha u zbulua pasi vendosën të mos ndiqen më nëpër rrjetet sociale.
Këngëtarja tha edhe se nuk do të donte që mediat të merreshin kaq shumë me këtë çështje. “Por nuk do doja që ta bënin të madhe se ne kemi shumë kohë që jemi distancuar. Por, në muzikë nuk jemi ndarë dhe kemi punuar bashkë. Ndarja u bë publike për arsye sepse nuk ndiqemi më në Instagram. Unë me Sinboy kam kaluar shumë mirë, por jeta…” tha Rina.
Gjithashtu, preku edhe faktin që dëshiron që media të bëjë një ndarje mes jetës së saj profesionale nga ajo personale.
“Unë kam qejf që portalet të shkruajnë vetëm mirë për mua, por nuk i ndaloj dot as kur shkruajnë për keq se unë ndonjëherë reagoj keq. Media është e rëndësishme, portalet janë shumë të rëndësishme, por thjesht nuk dua drama. Thjesht dua t’u jap fansave të mi energji pozitive dhe të mos i ngarkoj me gjëra se çfarë ka ndodhur me Rinën”, u shpreh ajo.