‘A far l’amore comincia tu’/ Kombëtarja Italiane, homazh sot në ‘Wembley’ për ikonën e skenës Raffaella Carrà, që u shua dje

Ajo ndër të tjera ishte edhe një tifozë e zjarrtë e Kombëtares Italiane, si dhe e ndiqte me pasion futbollin. Por dje ajo u nda nga kjo jetë pa e ndjekur deri në fund ecurinë e axurrëve në këtë kampionat.

Megjithatë, për të bërë homazhe ndaj Raffaella Carrà, prezantueses dhe këngëtares së famshme italiane që u nda dje nga jeta, Federata e Futbollit kërkoi dhe mori leje nga UEFA, për ta respektuar në momentin që futbollistë do të dalin në nxemje.

Tingujt e këngës së famshme “A far l’amore comincia tu”, të kënduar nga ikona Carra, do të dëgjohen në fushën e blertë të “Wembley-t”, gjatë momentin që futbollistët italianë do të dalin në fushë.

“Humbja e një ikone si Raffaella Carrà – deklaroi presidenti i Federatës së Futbollit, Gabriele Gravina, – një grua inovative dhe një artiste e jashtëzakonshme, i ka goditur të gjithë. Para ndeshjes Itali-Spanjë, ne duam ta kujtojmë me gëzim, duke dëgjuar së bashku muzikën e saj plot energji”.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *