Të gjithëve na ndodh të mbajmë të paktën një orbit gjatë ditës në gojë, por pa e ditur se përtypja e tij shkakton shumë dëme për organizmin.
Së pari, asnjëri prej nesh nuk e di përbërjen e vërtetë të orbitëve apo çamçakëzve, duke mos qenë të sigurt për elementët që i fusim organizmit.
Së dyti, përtypja e vazhdueshme e çamçakëzit dëmton dhëmbët dhe kjo është arsyeja përse stomatologët rekomandojnë të përdoren sa më pak gjatë përditshmërisë tonë.
Së treti, personat që vuajnë nga e ashtuquajtura “zorra e irrituar” duhet të shmangin përtypjen e çamçakëzit pasi në zorrë kalon shumë ajër dhe të krijohet ndjesia e fryrjes.
Së fundmi, përtypja e vazhdueshme shton sekretimin në stomak, rritet aciditeti dhe krijohet ndjesia e urisë.
/Priza.al/