Një super rezort me çmime stratosferike ku një natë fjetje në ato dhoma kushton sa një rrogë minimale e një shqpitari 280 euro për 30 m2 luksi por nëse do preferonit vila kostot shkonin deri në 1 mijë euro apo më tepër.
Kushte dhe rregulla strikte ishin vendosur në zbatim në atë rezort nuk lejoheshin termus nëse ishit edhe me fëmijë apo ushqime nga shtëpia sepse aty pran ju prisini 1 restorant dhe një bar.
Çmime statosferike nuk ishte destinuar për të qenë popullor. Se po pikërisht ndërtuesit e saj ishin njerëz të lidhur me inceneratorët dhe oligarkët e “grabitjeve” të vijave bregdetare.
Arameras rezort pozicionuar shumë pranë zonës së mbrojtur natyrore dhe parkut të Butrintit. Ishte ndërtuar në 295.000 m2, pyll. I rrethuar nga deti dhe shpate te thepisura, në fshatin Ksamil, prane qytetit me jugor të Sarandës. Pamja spektakolare ujore në Perëndim shtrihet në ishullin e Korfuzit. Ky rezort ishtë ndërtuar nga kompania me të njëjtin emër “Arameras” I cili rezultonte me Kompania guask “Concord Investment” ku përmes kompanisë me pjesën më të madhe të aksioneve Artan DUlaku dhe nëpërmjet Concord Investments, Dulaku kontrollon më shumë se 10 shoqërish të tjera, (Mes tyre Arameras SHPK) me aktivitet në fusha të ndryshme, përmes të cilave Dulaku ka gllabëruar ish ndërmarrje shtetërore, prona publike, leje ndërtime dhe dhjetëra miliona euro tenderë klientelistë.
Ai që bije në sy ndër ortakët e regjistruar në qkb është Arben Dervishi me 10 % të aksioneve.
Arben Dervishaj është aksioner i kompanisë Arameras SHPK rezulton një emër i dëgjuar më herët nga opinion publik dhe organet e drejtësisë i përfshirë dhe për pasojë i arrestuar në aferën e inceneratrëve në këtë pikë ngrihen disa pikëpyetje
- A është Rezorti Aramera në Ksamil një investim për pastrimin e parave të inceneratorit të fierit?
- Mos ndoshta lahen në Ksamil tek Aramera lekët e inceneratorit të Tani Dulakut?
Nëse drejtësia do të bënte punën duke vendosur në lupë aktivitetet, subjektet dhe gjithë linjën e investimeve dhe mënyrës se ku janë shpërndarë parat e inceneratorit në ndërtime duke ua sekuestruar atyre që e grabitën dhe rikthyer popullit përsëri.
Kush është biznesmeni me aksione në Arameras Rezort
Arben Dervishaj rezulton një ndër personave të arrestuar nga SPAK për çështjen e inceneratorëve. Biznesmeni Arben Dervishaj, ishte mbikëqyrës i punimeve dhe ka firmosur dokumente të falsifikuara sikur punimet janë kryer, në vlerën e 4 milionë eurove për punë që nuk u kryen asnjëherë. Në pranga përfunduan rreth 10 persona dhe në mesin e të arrestuarve është Dervishaj, në inceneratorit të Fierit, i cili ka miratuar dhe më pas dorëzuar në institucionet shtetërore raportet për punime fiktive të shoqërisë, për shërbime që nuk janë kryer. Gjithashtu, Arben Dervishaj ka marrë përfitime të parregullta nga Klodian Zoto, aksioner kryesor i inceneratorit, përfitime të udhëtimeve të tij private, biletave avioni, qëndrimet në hotele dhe të biletave të ndeshjeve të futbollit në stadium në Itali. Zoto me administratorët e inceneratorit kanë përdorur një skemë fiktive të kryerjes së pagesave, për të mbuluar dhe fshehur natyrën e vërtetë të origjinës së shumave monetare.
Emri i tij doli në skenë në dëshminë që dha në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, administratorja e koncesionit të Tiranës, Arjola Kodra. Administratorja Kodra ka bërë të ditur se firma e “Integrated Energy BV SPV”, ka paguar konsulencën për kompaninë “Ave Consulting” sh.p.k.
Kjo kompani, sipas Arjola Kodrës, është supervizore e koncesionit! “Kush është supervizor? Shoqëria ‘Ave Consulting’ sh.p.k. Autori është zoti Arben Dervishaj”, iu përgjigj Arjola Kodra pyetjeve të kryetares së këtij Komisioni, Jorida Tabaku. Arben Dervishaj ishte pjesë e Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së prej dy mandatesh dhe njihet si një njeri i besuar i presidentit të FSHF-së, Armando Duka. Arben Dervishaj që njihet si një nga njerëzit më të afërt të Armand Dukës ka përfituar mbi 740 mijë dollarë ose 744 milionë lekë të vjetra për konsulencën e dhënë për inceneratorët, pronarit të kompanive Klodian Zoto. “Nga hetimi ka rezultuar se nga ana e mbikëqyrësit të punimeve, shtetasi Arben Dervishaj, janë miratuar dhe më pas pasqyruar/dorëzuar pranë Autoritetit Kontraktor, Ministrisë së Mjedisit/Ministrisë së Infrastrukturés dhe Energjisë, situacione për shërbime që nuk janë kryer dhe pajisje që nuk janë realizuar. Gjithashtu, rezulton se punimet për situacionet nr. l , nr.2, nr.3 dhe nr.4, nuk janë të pasqyruara në ndonjë librezë masash, por sërish ato janë të përfshira në situacionin progresiv përfundimtar”, shkruhet në dosjen hetimore të SPAK. Arrestimi i zv.presidentit të FSHF-së është njolla e radhës më e errët që i shtohet imazhit të sportit dhe institucionit të futbollit shqiptar që tashmë ka nën pranga një nga titullarët më të lartë dhe më të rëndësishëm. Por që mesa duket kompanitë e vendosura prej tij nuk janë sekuestruar por vijojnë të prodhojnë para.
Siç e parashtruam edhe më lart në shkrim pjesën më të madhe të aksioneve në rezortin Arameras e ka Artan Dulaku me 50 % të aksioneve.
Por kush është Artan Dulaku që ka ndërtuar në shumë pranë Butrintit?
Tan Dulaku, prej 25 vite qindra mijëra m2 prona publike dhe dhjetëra milionë euro të dyshuara kryesisht me klientelizëm, por edhe në forma korruptive; siç është përfitimi për 20 vjet i bazës së Sarandës, e cila është sekuestruar nga SPAK dhe që pritet të çojë në burg ministren Olta Xhaçka. Dulaku është edhe pronar i Vizion Plus dhe Tring TV. Përmes kompanisë Concord Investments, Artan Dulaku ka përfituar; Me VKM Nr. 226, datë 26.04.2018, ka përfituar 58 mijë m2 pjesë të tokës dhe ambienteve të Portit të Limonit në Sarandë, sekuestruar nga SPAK.
Me VKM ne. 514, datë 01.07.2020, ka përfituar pasurinë shtetërore në Gjirin e Limonit Sarandë me sipërfaqe 265 mijë m2.
Është shpallur investitor strategjik për projektin e investimit “San Pietro” në Gjirin e Lalzit, me 126 milionë euro. Paratë e investimit kanë burim të paqartë.
Është shpallur investitor strategjik për projektin e investimit “Gone Perivol”, ku parashikohet një investim në ndërtim në Dhërmi me vlerë 32 milionë euro. Burimi i parave i paqartë.
Me anë të ‘Concord Investments’, Dulaku posedon edhe Hotel Melia në Durrës, një investim rreth 140 milionë euro, para me burimë të dyshimt.
Me anë të kompanisë import/eksport të mallrave, ERGENT-CO, të cilën Dulaku e kontrollon përmes Concord Investments, ka përfituar leje dhe licenca, ndërsa si aksioner ka futur edhe Arjan Krajën, të cilit i ka kaluar qindra mijëra euro në forma të ndryshme.
Arjan Kraja, të cilin Dulaku e ka pasur edhe administrator te Tring, ka qenë sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Financave, ministri nga të cilat Dulaku ka fituar prona dhe fonde publike. SPAK të hetojë këtë skemë flagrante korrupsioni, me ortakun e Dulakut titullar të degëve të qeverisjes dhe Dulakun përfitues.
Me anë të kompanisë Arameras shpk, të cilën Tan Dulaku e kontrollon përmes Concord Investments (50 të aksioneve), ka përfituar leje për ndërtimin e resorteve dhe fshatrave turistikë, kryesisht në Ksamil. Për llogari të Arameras Resort në Ksamil, Dulaku ka shkatërruar zona të mbrojtura, nën kujdesin e ministres Mirela Kumbaro, të cilës i kishte bërë një nderë personal.
Me anë të kompanisë Marina Orikum, të cilën Tan Dulaku e kontrollon me anë të Concord Investments, ka marrë leje për një port jahtesh në Orikum.
* Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Priza.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Priza.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016*