A janë aq shokë Graniti dhe Fifi sa t’i prezantojnë njëri-tjetrit partnerët aktualë? Flet ish-banori i “BBV”

Fifi dhe Granit Cana bënë bujë të madhe me marrëdhënien e tyre brenda shtëpisë së “Big Brother Vip”. Me gjithë zhvillimet dhe skenat e xhelozisë nga Fifi, lehtësisht mund të kuptohej si një flirt mes tyre, mirëpo pas shumë ngjarjeve ata dolën në konkluzionin se në të vërtetë kishin vetëm një raport miqësor.

Sot kur ka kaluar më shumë se një vit nga kjo eksperiencë, të gjithë jemi të interesuar nëse ata ruajnë të njëjtin raport miqësor. Mirëpo më të interesuar jemi nëse i kanë prezantuar njëri-tjetrit partnerët aktual.

Këtyre pyetjeve iu dha një përgjigje, ish-futbollisti i cili ishte i ftuar pas shumë kohësh në një intervistë për “Glamour Zone” në Rtv Ora. Graniti ndër të tjera tregoi se ndonëse lidhjen e tij do ta mbajë vetëm për vete por me Adis Patushin, të dashurin aktual të Fifit është përshëndetur.

“E di për të dashurin e saj dhe jam përshëndetur me të. Ndërsa unë privatësinë time dua ta mbaj për vete dhe nuk dua ta bëj publike sepse kam hasur disa vështirësi dhe kam patur disa probleme”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *