A janë takuar? Ja çfarë mendon Fjoralba Ponari për Dj Dagz

Një ndër çiftet e krijuara brenda shtëpisë së BBV është Einxhel-Dagz, të cilët kanë fituar një pëlqim mjaft të madh tek publiku, por jo vetëm, edhe tek miqësia e tyre jashtë.

Teksa Dagz ka dalë tashmë nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, ai ka patur mundësinë të përshëndesë e të takojë të gjithë njerëzit e rëndësishëm të partneres së tij. Një ndër to ka qenë edhe mikesha e ngushtë e Einxhel, Fjoralba Ponari. Kjo gjë është bërë e ditur nga vetë moderatorja e njohur, teksa ka bërë një bashkëbisedim me ndjekësit e saj në “Instagram”.

E pyetur se kur do të takohet me Dagz, Fjoralba tha se tashmë ishin takuar sapo Dj-i la shtëpinë para se të nisej në Prishtinë.
Ajo shtoi se mendon për të që është një djalë i zgjuar e me këmbë në tokë.

“Kur do të takohesh me Dagz?”, ishte pyetja drejtuar asaj, të cilës Ponari iu përgjigj: “Jemi takuar sapo la garën, para se të ikte në Prishtinë. Djalë i zgjuar dhe me këmbë në tokë”.

A është takuar Fjoralba me Dj Dagz? Moderatorja zbulon

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *