Dermatologia Dr Gurveen Waraich ndau së fundmi një video në Instagram, duke përshkruar gjërat që duhet dhe nuk duhet të bëni kur përdorni buzëkuqët. “Buzëkuqët janë në thelb një përzierje vajrash dhe dylli. Ngjyra e buzëkuqit vjen nga ngjyra dhe pigmente të ndryshme”, ka shkruar ajo në video, duke shtuar se pigmentet janë një përzierje e “metaleve të ndryshme (zakonisht oksidet), por nivelet e metalit të përdorur janë brenda kufijve të sigurisë.
“Këto pigmente mund të shkaktojnë ose përkeqësojnë ekzemën e buzëve apo edhe dermatitin perioral duke shkaktuar errësim të buzëve ose pigmentim rreth gojës”,- shtoi Gurveen. Dermatologia ndau disa këshilla të dobishme për përdorimin e buzëkuqëve në mënyrë të sigurt dhe për buzë më të shëndetshme në përgjithësi.
Ja se çfarë thotë ajo:
1-Aplikoni një shtresë balsam buzësh me SPF përpara buzëkuqit. Disa mbrojtje shtesë nga dielli nuk i bëjnë kurrë keq askujt.
2-Përdorni ngjyra më të hapura më shpesh sesa ato më të errëta. Ato janë në modë dhe përmbajnë më pak pigmente.
3-Mos i rilyeni buzët më shumë se dy herë në ditë.
4-Bëni një pushim nga buzëkuqët sa herë që të jetë e mundur. Përpiquni të keni ditë ku të vendosni vetëm një balsam buzësh me SPF për të dalë jashtë.
5-Kontrolloni datën e skadencës së buzëkuqit tuaj. Kjo nuk do të thotë që ju duhet të kontrolloni rregullisht datat e skadencës së të gjithë buzëkuqve.
Dermatologia përmend gjithashtu disa shkaqe të errësimit të buzëve, të cilat mund të shmangen. Ato janë: lëpirja e shpeshtë e buzëve, konsumimi i duhanit dhe ekspozimi i tepërt në diell.