Fjoralba Ponari është një nga moderatoret më të pëlqyera nga publiku, e cila është shumë aktive në rrjetet sociale, ku herë pas here i jep fansave mundësinë të bëjnë pyetjet që dëshirojnë.
Së fundmi, ndër të tjera, dikush e ka pyetur nëse është e lumtur. Moderatorja është përgjigjur lirshëm duke shkruar:
“Kjo është një pyetje sa e thjeshtë dhe e komplikuar në të njëjtën kohë. Le të themi që po bëj maksimumin për t’i marrë më të mirën cdo gjëje, pavarësisht vështirësive që më dalin në rrugën time”.
Kujtojmë që Fjoralba është e lidhur prej disa vitesh me një djalë të panjohur për publikun, Francin. Ajo nuk nguron të ndajë foto me të në rrjetet sociale.