A je më i dobët politikisht? “Shtanget Berisha”, ndërhyn Lubonja nxjerr prapaskenat politike

Ish-kryeministri, Sali Berisha komentoi mbrëmjen e djeshme në lidhje me Partinë Demokratike.

Berisha u pohoi se vota e lirë është e mirëpritur dhe se nuk ka asnjë lloj intimidimi nga ai.

“Ai që pranon votën e lirë është i mirëpritur dhe nuk ka asnjë lloj intimidimi. Nëse nuk pranon votën e lirë është problem i tyre dhe jo i partisë”, tha Berisha.

Ndërkohë në këtë moment ka ndërhyrë edhe analisti, Fatos Lubonja duke thënë se bashkimi në PD nuk është arritur ende dhe sot.

Pjesë nga biseda:

Pyetje: A jeni sot më i dobët politikisht?

Berisha: Është relative. Ka një gjë, cili duhet të jetë raporti themelor i një deputeti? A duhet të jetë raporti me shumicën…Unë nuk mund të konceptoj se deputeti mund të ketë vend tjetër se shumica. Legjitimiteti…shumica ka legjitimitetin.

Pyetje: Shumica e kujt? Ku do ta bëni jetën politike?

Berisha: Është shumica e elektoratit opozitar që votoi deputetin dhe ajo u faktua në cilën anë qëndron. Pra kjo shumicë u faktua, atëherë vendi im si deputet është në shumicën që më ka sjellë në Parlament. Nuk ndodh kurrë që partia të drejtohet nga deputetë. Partia ka forume, ka vetëm një parti politike. Pra kemi të bëjmë me legjitimen që është shumica dhe jo legjitimen, largimin prej shumicës.

Pyetje: 35 deputetë nuk u prezantuan?

Abilekaj: Këta 35 deputetë duhet t’i nënshtroheshin shumicës?

Berisha: Deputeti kur ka marrë funksionet e ka ditur që vend i tij në degën e partisë është vendi i një anëtari kryesie.

Abilekaj: Ju thatë bashkim?

Berisha: 6 marsi ishte kushtrim. Ka kryetar degësh që u votuan sërish pa ardhur në foltore.

Abilekaj: Një pjesë mbeti jashtë.

Berisha: Historia ka faktuar që provat jashtë partisë në Shqipëri, nuk kanë prodhuar shumica të përfillshme, por pakica të papërfillshme.

Bashkim apo jo nga Kuvendi i 30 prillit?

Lubonja: Unë kam një pozicion kontradiktor përballë Berishës. Unë e mbështes lëvizjen që lindi pas non-grata-s. Por kam qenë opozita në periudha të ndryshme…E kërkoi bashkimin dhe mendoi që duhet bërë me votë, e mendoj që është më legjitim Berisha për tu bërë kryetar i asaj partie, por nuk mund të mos gjej defekte dhe të flas për kritika lidhur me mënyrën se si e menaxhoi situatën e fundit. Unë them që ka probleme…

Në Partinë Demokratike që ndërtohet sërish mbi unin e Berishës… Unë mendoj që bashkimi nuk është arritur ai që duhej dhe partia është më e dobët nga 25 prilli dhe këtej. Edi Rama këtë përçarje e ka stimuluar, ai ka arritur suksesin dhe këta janë  copë-copë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *