Legalizimi i kanabisit në Shqipëri për arsye shëndetësore do të jetë një nga temat për të cilën shqiptarët do të pyeten përmes nismës së Këshillimit Kombëtar për Shqipërinë, ku do të ketë një kuvendim popullor mbi çështje me rëndësi strategjike për vendin.
Lajmin e bëri me dije kryeministri Edi Rama, i cili tha se ai është ndër njerëzit që beson tashmë se Shqipëria nuk mund të presë më për këtë çështje, por që vendimmarrja do të vijë pasi të jenë pyetur të gjithë qytetarët shqiptarë.
Kultivimi e përpunimin e monituruar të kanabasit për qëlime mjekësore pa e legalizuar përdrimin për arsye të tjera është sot një instrument që shumë vende po e përdorin për të fuqizuar ekonomiotë tyre.
Sot në Shqipëri ka njerëz që thonë nuk është ende koha që Shqipëria të hyjë në këtë proces. Një ndër ta kam qenë edhe unë deri në një moment të caktuar, por ndërkohë që në këndvështimin tim e tonin duket se ne nuk mund të presim më.
Sidoqoftë kjo është një vendimmarje që ne na duhet më shumë se sa bindja jonë në këtë rast, e na duhet të kapërcejmë përsëri përtej kartonit e shumicës e të marrim një opinion shumë më të gjerë nga gjithë shqitarët.
/Priza.al/