A jeni për njëri-tjetrin? Përgjigjen jua jep kjo listë

1. I thoni gjëra që nuk ia thoni askujt

Këtu nuk nënkuptohen rastet kur të pirët e verës ka bërë punën e vet, por dëshira që keni për t’i treguar atij apo asaj gjithçka rreth jush: çfarë mendoni, si veproni, çfarë ju gëzon apo ju mërzit e plot të tjera. Kjo tregon që ndiheni mirë dhe keni besimin e plotë të shpreheni lirshëm me të.

2. E lini t’ju shohë në momente të vështira

Është e thjeshtë të jeni të lumtur në krah të dikujt atëherë kur jeta ju ecën fjollë. I gjithë problemi qëndron atëherë kur nuk i keni gjërat në rregull. Nëse e ndjeni se ai ose ajo mund të jetë shpëtimi juaj në ditët e vështira, atëherë kjo është një shenjë që mund të jetë i/e duhuri/a.

3. E respektoni

Ju nuk keni ndër mend dhe as nuk mundeni të ndryshoni thelbin e qenies së tij/saj. Mund të ketë me kalimin e ditëve gjëra që mund t’ju irritojnë, por shkurt dhe thjesht, ju e pëlqeni ashtu siç është. Kjo do të thotë që në momentin që e keni njohur dhe e keni pranuar kështu, jeni dakord me natyrën e tij apo të saj.

4. Doni që ta njihni me prindërit tuaj

Kjo është një tjetër shenjë që ai/ajo mund të jetë i/e duhuri/a. Fakti që doni ta prezantoni me familjen tuaj, do të thotë që ju jeni krenare për të dhe nuk e keni problem që familja ta mësojë për ju të dy. Ai/ajo ka arritur të fitojë besimin tuaj dhe ta justifikojë atë, ndaj ju ndiheni si në qiellin e shtatë. Atëherë përse të mos e njohë edhe familja juaj?!

5. Arrini ta imagjinoni të ardhmen bashkë

Nuk është nevoja që të ushtroheni vazhdimisht në prova me shkrimin e emrit tuaj krah mbiemrit të tij. Por nëse ju vjen natyrshëm një imazh i tij dhe i juaji në një të ardhme bashkë, atëherë kjo është e mrekullueshme! Megjithatë kujdes! Mos krijoni iluzione të tepërta, që mund t’ju rezultojnë të kota.

6. Nuk keni frikë nga mospërputhjet me të

Ju e dini nga karakteri i tij/i saj, që, sido të vijnë gjërat, edhe po të ziheni, nuk do të keni përplasje të forta, drastike, të cilat mund të jenë fatale, pasi ai/ajo di t’ju dëgjojë, madje edhe të pranojë një mendim ndryshe tuajin. E rëndësishme është serioziteti me të cilin ju merr, ndonëse mund ta keni gabim.

7. Doni të zbusni ndryshimet mes jush

Nëse keni diferenca të theksuara në karakter, të cilat prekin seriozisht qëndrueshmërinë e lidhjes, të tilla si pikëpamje të ndryshme mbi fenë, paratë, politikën apo diçka tjetër, ndaluni dhe përpiquni të kuptoni se sa po bëni për t’i zbutur këto diferenca. Nëse ju rezulton që punoni të dy për këtë, atëherë ai/ajo mund edhe të jetë i/e duhuri/a. E rëndësishme është të gjeni një të mesme mes jush, me qëllim që të mbeteni të dy të kënaqur.

8. Qeshni së bashku

E qeshura është një prej atyre gjërave aq të thjeshta në jetë, e cila të lumturon dhe, përveç kësaj, i bën mirë gjendjes sonë psiko-fizike. Nëse ju të dy arrini të qeshni shumë së bashku, nëpërmjet gjërave që bëni, mënyrës se si vendosni të kaloni ditën apo diçka tjetër, kjo është një shenjë shumë domethënëse.

9. Jeni tmerrësisht të tërhequr nga ai/ajo

Tërheqja fizike e më pas ajo pasi e ke njohur dikë, janë shumë të rëndësishme që një marrëdhënie të nisë dhe të zgjasë. Është e pamohueshme kimia që lind me një person të caktuar. Partneri/ja juaj mund të mos ketë atë bukurinë klasike që keni imagjinuar gjithmonë, apo cilësitë e njeriut perfekt, por ju tërheq tmerrësisht shumë. Akoma më mirë! Është i/e duhura!

10. Edhe nëse heshtni, nuk është problem

Edhe nëse ju mbarojnë fjalët, gjithçka është në rregull. Nuk viheni në siklet dhe as keni bezdinë të qëndroni pranë njëritjetrit edhe ashtu, pa folur e pa asnjë argument. Ngandonjëherë qetësia është e mirë për të reflektuar e ku ka mirë se të qëndroni në heshtje pranë personit që besoni së është i/a duhuri/a për ju!

11. Ndiheni vetvetja me të

Aftësia më e mirë që mund të ketë dikush, është t’ju bëjë të ndiheni vetvetja, të thoni atë që ndjeni, atë që doni të thoni e të mos keni peshën e madhe të shtireni sikur jeni dikush tjetër thjesht për faktin e të qëndruarit bashkë. Nëse e ndjeni këtë me njeriun që keni në krah, atëherë është i/e duhuri/a për ju.

12. E doni në sasinë e duhur

Nuk ndjeni sikur dashuria për të po ju mbyt dhe as sikur nuk e doni mjaftueshëm. Gjithçka është në masën e duhur dhe kjo është shenjë mjaft e mirë! Ndonjëherë kemi dyshimet tona mbi njeriun që kemi pranë, jo vetëm për sasinë e dashurisë që ka ai ndaj nesh, por edhe ne për të. Është e rëndësishme të ndjeni një balancë dashurie.

13. Nuk jeni xheloze dhe posesive

Kjo ndodh sepse ai nuk ju jep arsye dhe kjo është shenjë pozitive. Mos e shihni mungesën e xhelozisë si mungesë dashurie, përkundrazi. E gjitha kjo do të thotë që ju dini të kontrolloni ndjenjat tuaja dhe se personi që keni në krah nuk ju jep aspak arsye për xhelozi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *