Martesa e bën njeriun të ndihet më i sigurt, i dashur dhe më pak i stresuar por një studim i ri ka zbuluar se ata të cilët jetojnë jetën e tyre si beqarë kanë më shumë gjasa të jetojnë më gjatë se çiftet.
Madje, rezulton se të qenit beqar nuk të trishton dhe as nuk të bën të kërkosh vazhdimisht dashuri. Ky mund të jetë edhe çelësi për një jetë të lumtur. Por si mund ta bëjë një person të jetojë më gjatë statusi i beqarisë? Emma Morano ishte 117 vjeç dhe rezultonte personi më i vjetër në Tokë. Italiania e lindur në vitin 1899, në ditëlindjen e saj të fundit zbuloi se sekreti për jetëgjatësinë e saj, tha se ishte beqaria.
Nuk është rastësi që Japonia, e cila ka jetëgjatësinë më të lartë në botë, është gati të bëhet një “shoqëri super solo” me 50% të njerëzve të lirë. Në të njëjtën mënyrë, Suedia po konsiderohet si kryeqyteti i botës më me shumë beqarë, si dhe ka normat më të larta në lidhje me jetëgjatësinë në botë.
Pra, shkenca po vërteton se të qenit beqar të ofron një sërë benefitesh shëndetësor. Ndaj, mos u mërzisni nëse nuk jeni në lidhje, pasi po përjetoni fazën tuaj më të mirë.