Për sa kohë nuk ka lidhje të mirfilltë brenda shtëpisë së BBV, mund të mos ketë vend për xhelozi dhe kështu ka pohuar edhe Kiara në lidhje me ‘marrëdhënien’ Luiz-Tea, ama ka pasur komente të shumta në lidhje me këtë raport.
Kiara është shprehur se nuk është ndjerë aspak xheloze por se është e shqetësuar nga loja e Teas që po mundohet të bëhet pjesë e një trekëndëshi.
Nga ana tjetër Tea është treguar e irrituar në lidhje me këtë situatë dhe është munduar të justifikojë pozitën në të cilën ndodhet.
Tea: Do të doja shumë që të shihej darka me Luizin, nuk është aspak e vërtetë që unë e kam pasur qejf Luizin
Efi: Ti e lë që të të marrë erë në qafë, unë shokëve të mi nuk ia lejoj këtë gjë.
Tea: Luizi bën komente për mua për t’i dëgjuar Kiara nuk kishte qëllime të më bënte të ndihesha mirë. Kiara ka reaguar kundra meje pas performancës me Luizin. Pas performancës Kiara ka nisur të thotë ato gjëra kundra meje dhe mendova se është xhelozi.
Kiara: Në asnjë moment nuk kam ndjerë xhelozi, më shqetëson mënyra si ka zgjedhur të luajë Tea sikur është pjesë e një trekëndëshi. Pjesa që më ka bezdisur më shumë ka qenë morali që më ka bërë disa javë më parë që si rri unë afër me Luizin ndërsa nga ana tjetër ka bërë të njëjtën gjë, pasi ka thënë nuk ui flas më I ka folur ka qeshur e ka përqafuar. Sjam aspak xheloze për asnjë nga vajzat këtu kur Luizi më thotë që dua të bëj lojëra.
Tea: Ai djalë më kishte një nder borxh dhe nderi që I kërkova ishte të mos më fliste fare, e kam përqafuar vetëm pas performacës dhe ti vjen e thua je përqafuar, janë gjëra që unë nuk i kam bërë.
Luiz: Duke marrë parasysh sa jam shprehur dhe dhënë tek Kiara, kam dashur të marr përgjigje më konkrete nga Kiara dhe çdo çuni i pëlqen të shohë xhelozi në sytë e vajzës.