Ende nuk ka asnjë rast të variantit Delta i koronavirusit në Shqipëri. Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, gjatë fjalës së mbajtur në Kuvendin e Shqipërisë.
Por edhe pse nuk ka asnjë rast me variantin Delta, sipas ministres Manastiliu nuk duhet ulur vigjilenca pasi varianti është më i ashpër se ai normal i koronavirusit.
“Është e vërtetë që situata në vendin tonë ka tregues pozitiv prej 15 javësh, me një rënie të qëndrueshme të të gjithë indikatorëve. Por ka një alert! Është alerti për shkak të variantit të ri Delta, që është identifikuar në vendet e Rajonit. Nga OBSH vlerësohet si variant i ri që ka ngjallur shqetësim. Ndaj kërkohet një kujdes maksimal,”- tha ministrja Manastirliu mes të tjerash.