Këngëtarja mjaft e dashur për publikun Elhaida Dani, së fundmi ka qenë e ftuar në programin “Goca dhe Gra”, ku ka folur për jetën e saj personale dhe atë profesionale. Sa i takon jetës së saj private, Elhaida e ruan me shumë fanatizëm. Edhe pse u pyet nëse është në një lidhje dashurie, Elhaida nuk dha një përgjigje të prerë “Po” ose “Jo”.
Elhaida shprehet se: “Kam një projekt mjaft të madh që nuk dua ta bëj akoma publik por është diçka shumë e shenjtë për mua e kam pasur ëndërr që kur isha e vogël”.
E pyetur nga moderatorja Dalina Buzi nëse ky plan është dasmë, këngëtarja thotë se: “Jo jo nuk është dasmë akoma jo për momentin… nejse…” Më pas vijon duke thënë se: “Nuk e di nëse dua ta them këtë gjë, jam shumë hermetike tek kjo gjë. Jam shumë supersticioze dua ta mbaj përvete”.
Prezantuesja Fatma Haxhialiu e pyet Elhaidën nëse ka ndodhur që diçka e bukur, e mirë të jetë prishur nga energjia e keqe ose ‘syri’, ajo rrëfen se: “Nuk di të them nëse është prishur nga energjia e keqe apo syri por di që gjërat të cilat nuk ekzistojnë akoma… më saktë përse të ndaj diçka timen kur nuk jam e bindur 1000% që diçka do ndodhi. Thjesht dua ta mbaj diçka private timen dhe ta ruaj derisa të jem e sigurt që dua ta ndaj me këdo sepse në këtë rast jam dhe një personazh publik dhe më duhet të jem e kujdesshme”.