Ish-kryeministri, Sali Berisha pohoi se opozita nuk ka ende një emër në lidhje me Presidentin e ri.
Berisha tha se nëse pakica do të ketë një emër, do e diskutojë atë me faktorët e tjerë opozitare, por që vetë ai po merret me garën e tij të 22 majit.
“Nuk kam dijeni për ecurinë e negociatave se po merrem me garën time. Nuk kemi një emër akoma. Por nëse do kemi do dalë në bashkëpunim me partitë e tjera opozitare”, tha Berisha.