A ka plane për zgjerim të familjes së saj? Adelina Tahiri zbulon detaje nga jeta private

Adelina Tahiri është një ndër personazhet që gjithnjë komentohet. Së fundmi, në “Dance Albania” ajo bëri me dije se familja e saj po organizon një festë të jashtëzakoshme. Gjithashtu, ajo tha se edhe djali i saj po kërkon dasmën e prindërve.

Jo vetëm kaq por Adelina zbuloi edhe planet për zgjerimin e familjes së saj. Ajo theksoi se i shoqi “kërkon një familje të madhe me shumë fëmijë, ndaj edhe e ka marrë gruan shqiptare”.

Kujtojmë se Adelina është gjykuar së shumti për martesën e saj. Ndjekësit i kanë shkruar më herët se bashkëshorti i saj ishte shumë plak duke i kërkuar të mos e nxjerrë në foto. Adelina nuk u përmbajt në përgjigje duke i thënë se nuk është martuar që burri i saj t’i pëlqejë dikujt tjetër, por u martua sepse e donte.

“Nuk e kuptoj tipin e këtyre njerëzve! Realisht nuk meritojnë vëmendje. Po duhet ta them: Po të ishte martesa sikur zgjedhjet apo partitë, do ju kuptoja plotësisht! Nuk e martova për t’i pëlqyer dikujt burri im! U martova se e deshta! Shumë e thjesht. Pse juve duhet t’ju pëlqejë burri im, s’e kuptoj!”, është përgjigjur Adelina më herët duke ua ‘mbyllur’ gojën që të gjithëve për jetën e saj private.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *