Klodian Elqeni i cilësuar tashmë si ‘hero’, ndaloi një tragjedi në Sheshin “Skënderbej”. Rasti i hyrjes së makinës në Sheshin “Skënderbej” nga qytetari Arben Memaj, ishte një moment i rrezikshëm. Fillimisht u dyshua për një sulm. Kjo ngjarje u neutralizua në kohë reale nga 22-vjeçari Klodian Elqeni, i cili arriti të ndalonte shoferin, duke bërë një ndalesë spektakolare. Pasi ndodhi kjo ngjarje, shumë u aludua nëse ka qenë e stisur e gjithë skena në Sheshin “Skënderbej” në ditën e zgjedhjeve.
Ka teori konspirative që çdo gjë është e stisur, që je i paguar dhe ditën e zgjedhjeve bëhet një gjest i tillë nga një makinë dhe media nuk u fokusua fare te zgjedhjet, por u fokusua vetëm te tema e kësaj makinës në Sheshin “Skënderbej”. Je hasur me të tilla komente?
“Jam hasur edhe përgjigjja ime është që unë do të doja shumë, po shumë fare që të ishte një pjesë aktrimi ajo, sepse të paktën nuk do rrezikoheshin jetët e njerëzve. Unë dëshiroja shumë që ajo të ishte një pjesë aktrimi, por e vërteta qëndron ndryshe, që nuk ishte”, tha Klodiani teksa ishte i ftuar në studion e Why Not, në RTV Ora.
Klodian Elqeni, iu afrua automjetit të agresorit dhe e goditi atë me shqelm në fytyrë, ndërsa tha për mediat se e bëri këtë veprim pasi mendoi se bëhej fjalë për një akt terrorist. Më pas ka ndërhyrë edhe një qytetar tjetër, të cilët së bashku me 22-vjeçarin, e mbajtën të bllokuar agresorin deri në mbërritjen e policisë.