Dy vajza të mitura, njëra nga Tirana e tjetra nga Prrenjasi janë zhdukur së fundmi duke u larguar nga shtëpia dhe rreth tyre nuk ka asnjë informacion.
Familjarët kanë bërë denoncimet për zhdukjen e tyre, ndërsa policia po heton rreth ngjarjes, për të zbuluar gjithashtu nëse kanë lidhje shoqërore me njëra tjetrën. Policia thotë se vajza nga Përrenjasi është 15 vjeçe, ndërsa ajo nga Tirana 16.
Policia ka kërkuar numrat e telefonave të të larguarve, ndërkohë që ka nisur të verifikojë rrjetet sociale për të mësuar nëse kanë ndonjë person, tek i cili mund të kenë shkuar kohëve të fundit.
Po ashtu, Policia bën me dije se ka marrë edhe dëshmitë e disa personave që kanë njohje me të miturat, por ende nuk është bërë e mundur që të zbulohen vendndodhjet e tyre.
/Priza.al/