“A ke vese?” Këtë pyetje ia ka drejtuar Kiara Luizit teksa po qëndronin në krahët e njëri-tjetrit. Ndoshta nga ideja që mund të jetë e eliminuara e të shtunës ose sepse tani ju kujtua ta pyesë mbi këtë çështje, kjo është hera e parë që Kiara kërkon të dije më shumë mbi të shkuarën e Luizit.
“Çfarë vesesh ke? A ke diçka nga jashtë që nuk ma ke thënë?”,- këto kanë qenë disa nga pikëpyetjet që moderatorja ka kërkuar të dijë nga Luizi.
Ajo i ka thënë gjithashtu që nga jashtë nuk e njeh aspak dhe për këtë arsye edhe e pyet kaq shumë.
Ndërkohë këngëtari nga ana tjetër u duk se donte ta evitonte këtë bisedë, duke reaguar sikur nuk po e kuptonte ku donte të dilte Kiara.
Luizi i pohoi partneres së tij, që deri tani në jetë ka bërë gjithçka.