Presidenti, Ilir Meta ka folur mbrëmjen e djeshme se pse drejtësia, sipas tij, është e kapur nga Edi Rama.
I pyetur nëse ka frikë nga SPAK, Meta tha se ai nuk ndihet i frikësuar dhe se nuk ka pasur frikë as në vitet 90′ kur e kërcënonin se do ta burgosnin, duke iu referuar Sali Berishës.
“Zoti Rama ka frikërat dhe ankthet e veta. Kërkon t’i transferojë te të tjerët për tu çliruar. Ka shumë shokë që i ka bërë bedela. Ata janë cironka. Asgjë nuk bëhet pa vullnetin e kryeministrit dhe Sekretarit të Përgjithshëm. Sidomos ato akte që janë kundërshtuar nga ministra të caktuar. Ai ka hallet e veta. Ka 10 vjet që qeveris, nuk ka me kë të ndajë fajin. Thotë mos shikoni çfarë po bëj unë, hatanë, por çfarë kanë bërë Berisha, pellazgët, Ilirët, etj. Sa i takon raportit të Metës me drejtësinë. Ka qenë raport i hapur, i drejtpërdrejtë dhe i ndershëm. Nuk i jam shmangur asnjëherë drejtësisë. Edhe kur drejtësia është sjellë në mënyrë të padrejtë, unë e kam fituar betejën”, tha ai.