Mënyra më e mirë për të kuptuar, nëse keni sens humori, është duke hyrë në thellësi të humorit të një vendi tjetër. E qeshura është universalisht e njohur si shprehje dëfrimi dhe tregimi i shakave është dhunti e njerëzve që kanë prirje humoristike.
Dita ndërkombëtare e shakasë, 1 korriku, duket se i ka fillesat në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por shakaja në gjenezë i ka rrënjët në kontinentin e vjetër, në Evropë, në Greqinë e lashtë. Humori është shpesh tregues i nivelit kulturor, intelektual. Gjithashtu, në kultura të ndryshme nuk vjen i njëjti ndikim nga shakaja. Humori në përgjithësi nuk mund të krijojë konflikt, madje, është element kulturor bashkues dhe gjithashtu nuk përbën banalitet, si dhe ushqehet nga çdo ngacmim që vjen prej realitetit. Shprehja klishe “Shakaja është gjysma e së vërtetës” tregon se humori ngrihet mbi një realitet të parë nga një këndvështrim komik.
Në humor qeliza është barsoleta, pastaj kalojmë te komedia, satira e zhanre më të sofistikuara.
Lidhur me faktin se kush priret më tepër për të bërë shaka, vlerësohet se humori ka të bëjë me nivelin e optimizmit të çdo populli. E meqenëse të bënë të qeshësh, nuk duhet harruar se shkenca vlerëson se e qeshura ulë stresin, djeg kaloritë e tepërta dhe vë në lëvizje rreth 400 muskuj. Sipas kërkuesve 100 të qeshura janë të barasvlershme me 10 minuta aerobi.
Priza.al ju sjell edhe disa skena humori të cilat ju mund t’i përdorni në raste të ndryshme:
1.Dhëndëri përcjellë vjehrrën për në aeroport.
Pasi vjehrra hip në avion dhe fluturoi, dhëndëri i lutet Zotit:
“O Zot merre, tani e ke më afër se kurrë!”
2. Një rus që jeton në Amerikë dëgjon lajmet në TV ku thuhet se në Siberi temperatura është -55 gradë Celsius. Ai nuk u beson lajmeve dhe thirr në telefon vëllanë e tij që jeton atje:
– Më thuaj vëlla, sa është temperatura te ju?
– Prit të shoh… po, rreth -35 gradë. Pse pyet?
– Po, këta në TV po gënjejnë, thonë se është -55 gradë.
– Aha, po ndoshta flasin për jashtë..
3.Komandanti i Stacionit Policor i urdhëroi policët e stacionit që të rreshtoheshin sipas shkollës që kishin të kryer. U formuan rreshtat: me 4 vjet shkollë, me shkollë fillore, të mesme, fakultet, … mirëpo një polic i gjorë sillej vërdallë nga rreshti në rresht.
Dikur Komandanti u zemërua dhe e pyeti: ”Si është puna me ty që nuk po zë vend askund”?
“Po unë nuk kam shkollë fare”, u përgjigj i gjori.
“Ti dil pas meje” i tha Komandanti.