Rosa e gomës ka të njëjtën ngjyrë si flluskat, ndërsa detyra juaj është ta gjeni sa më shpejt që të jetë e mundur. Enigma e re sfidon lojtarët të dallojnë një rosë gome të fshehur mes flluskave të sapunit që dalin nga banja.
Rekordi për gjetjen është 28 sekonda, siç shkruan “The Sun”.
Mendoni se mund të gjeni më shpejt?
Enigma shumëngjyrëshe u krijua nga kompania britanike “Nuie Bathrooms” dhe u frymëzua nga një prej mënyrave më të njohura për t’u çlodhur pas një dite të gjatë – duke shijuar një banjë të ngrohtë.
Nëse e keni të vështirë të gjeni rosën, përpiquni të përqendroheni në shfaqjen e flluskave më të mëdha.
Nëse akoma nuk e gjeni ku është fshehur, hidhini një sy zgjidhjes: