“A mund të jesh kryetar se të cakton Bardhi?” Noka: Nuk ka demokrat që e beson këtë, është fyerje

Dupeteti i Partisë Demokratike Flamur Noka ka dalë ditën e sotme në konferencë për mediat ku ka folur gjerë e gjatë për situatën aktuale të PD, si edhe të ardhmen së saj.

Noka u ndal sërish të flasë për çështjen e kryetarit të partisë, me Enkelejd Alibeajn që njihet nga grupi i tij, por jo nga “Rithemelimi”.

Sipas tij, nuk mund të jesh kryetar sepse të vendos Gazment Bardhi, “asnjë demokrat nuk e beson këtë dhe kjo është fyerje” , thotë Noka.

Ai shton se Alibeaj duhet të tërheqë padinë, pasi nuk e gëzon të drejtën të flasë në emër të Partisë Demokratike.

Për të, Kuvendi Kombëtar ka mandatuar Komisionin e Rithemelimit si të vetmin institucion që drejton PD, deri në datën 30 prill. /Priza.al

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *