Çfarë ndodh kur një sistem anti-korrupsion shembet?
Përgjigjja ishte e qartë pasi skandali i Parlamentit Europian u bë e qartë, se një shtet i Gjirit me sa duket ka krijuar një rrjet korrupsioni dhe ryshfeti në të vetmin institucion të BE-së, që zgjidhet drejtpërdrejt.
Kjo ka qënë një tronditje dhe tmerr, me përpjekje të shumta dhe të shpejta për të përmirësuar boshllëqet në arkitekturën e dobët të parlamentit kundër korrupsionit.
Problemi themelor është se parlamenti është vetë përgjegjës për ruajtjen e rendit. Kur rregullat nuk respektohen, ka pak, nëse ka, pasoja. Kodi i sjelljes për eurodeputetët, për shembull, monitorohet nga një komitet deputetësh me kompetenca të kufizuara dhe vendimi përfundimtar i takon presidentit të parlamentit.
Eurodeputetëve u lejohet të kenë një punë tjetër veç asaj që bëjnë, gjë që çon në rrezik të konfliktit të interesit.
Nuk ka rregulla për vendet e punës për deputetët pas mandatit dhe nuk kërkohet regjistrimi dhe publikimi i takimeve të tyre me përfaqësues nga vendet e huaja. Së paku, të gjitha këto rregulla duhet të forcohen dhe sigurisht kjo gjë mund të bëhet duke u lejuar gjithashtu eurodeputetëve të kryejnë mandatin e tyre politik dhe t’i shërbejnë interesit publik.
Nëse një sistem me rregulla të ashpra i etikës do të kishte parandaluar ryshfetin që përfshin valixhe me para, që ndodhi në këtë rast, ende nuk dihet. Megjithatë, ajo që është e sigurt është se rregullat e dobëta çojnë në një rënie të ngadaltë të standardeve, duke përfshirë atë që mund të quhet korrupsion moral, duke filluar me takimet e padeklaruara me lobistët dhe neglizhencën ndaj konflikteve të interesit.
Kur etika bazë e një institucioni nuk është veçanërisht e qartë ose nuk zbatohet, atëherë ata që punojnë për të janë në një rrezik shumë më të lartë për të vepruar në një mënyrë që ose është, ose duket të jetë, joetike.
Duhet të merret parasysh edhe kapaciteti i atyre që dinin ose dyshonin se çfarë po ndodhte. Kontratat e punës së shumë prej atyre që punojnë për deputetë mund të jenë të rrezikuara dhe kjo gjithashtu paraqet një rrezik.
Mund të ketë pasur njerëz që donin të flisnin, të tregonin, por kanë menduar se nuk do të ishin të mbrojtur mjaftueshëm. Por edhe pse është parlamenti ai që është në qendër të vëmendjes së policisë, medias dhe në të vërtetë publikut të gjerë, ky skandal vë në qendër të vëmendjes çdo institucion të BE-së, duke qenë se shumica e njerëzve nuk arrijnë të ndajnë njërin nga tjetri dhe se, në çdo ngjarje, lobistët synojnë të gjithë ata.
BE-ja duhet të bëjë shumë më tepër për të njohur plotësisht pasojat e fuqisë globale që jep. Përpjekjet për ta korruptuar janë jo vetëm të pashmangshme por edhe logjike. BE-ja nga ana e saj duhet ta njohë këtë logjikë dhe të bëjë gjithçka që mundet për të ndaluar korrupsionin.
Ndërsa ky skandal është veçanërisht skandaloz, lobimi ka mbetur kryesisht i pandryshuar gjatë viteve me lobistët që bëjnë gjithçka që është e nevojshme për të ushtruar ndikim përmes një rrjeti kontaktesh joformale dhe formale, si në nivel politik ashtu edhe në nivel ekspertësh, dhe gjatë gjithë vendimmarrjes.
Ky ndikim përfshin ministra dhe ambasadorë kombëtarë që kanë shumë pushtet në vendimmarrjen e BE-së, por që praktikisht nuk i nënshtrohen asnjë shqyrtimi. Si gjithmonë, dhe për fat të keq, nevojitet një skandal për të ndryshuar sistemin.
Presidentja e Parlamentit Europian Roberta Metsola u zotua se nuk do të lërë asnjë gur pa lëvizur për të zgjidhur situatën që është krijuar. Shërbimi më i madh që parlamenti mund t’i bëjë vetes, për reputacionin e tij dhe për të rikthyer besimin e dëmtuar mes publikut, është të përmbushë këtë premtim duke ndërmarrë veprime të forta, konkrete dhe të qëndrueshme.
Institucionet e tjera gjithashtu duhet të bëjnë të njejtën gjë.