Ermal Mamaqi po xhiron serialin e tij me titullin ‘HOT’, ku pjesë e kastit janë shumë vajza bukuroshe të ekranit. E ftuar në rubrikën ‘N’fermë’ Ami u pyet nëse ndihej xheloze për vajzat e tilla dhe ajo nuk nguroi të jepte një përgjigje me të qeshur:
“Unë? Pse? Ku? Si? Qysh? Tek?”, tha Ami.
Kasti i aktorëve të serialit përbëhet nga Jonida Vokshi, Ermal Mamaqi, Irgen Çela, Megi Pojani, Klea Huta, Inis Gjonin, Kastriot Çaushi, Ana Lika, Gëzim Rudi, Amos Zaharia, Erblin Bajko dhe Monika Lubonja.
Amarda ka zbuluar rolin e Joelit në serial dhe tregoi rreth pasionit të tij për aktrimin dhe ka gjasa që të ndjekë hapat e të atit në të ardhmen.
“Joelin e kemi më të integruar në fushën e aktrimit, e di ti e ke parë. Është i interesuar dhe ka qejf të rri në backstage. Tani te xhirimet e Ermalit mban çakun. Po e tërheq më shumë pjesa e backstage-it se sa ajo përpara”- tregoi Amarda.
Para pak kohësh Ermali u tregua i hapur rreth vështirësive dhe sfidave për të qenë pjesë e një filmi pasi kishte pasur gjithmonë dëshirë, por nuk e ftoi asnjë regjisor shqiptar.
“Kisha shumë vite që i lutesha regjisorëve shqiptarë të më merrnin në filmat e tyre që unë të bëhesha aktor i një filmi se doja të bëja film dhe asnjëri nuk më merrte dhe thash ok po e mësoj dhe po e bëj vetë dhe i falenderoj shumë që nuk më kanë marrë sepse nqoftëse do të më kishin marrë s’do e kisha provu kurrë këtë”, u shpreh Ermal Mamaqi.
/Priza.al/