A pati një flirt Egzona-Donald? Beatrix vë në siklet moderatoren, ajo shpërthen në lot

Beatrix këtë javë që lamë pas ka pasur një mision shumë të vështirë në Big Brother VIP. Ajo duhej të shtirej para banorëve dhe të dramatizonte situata të ndryshme brenda shtëpisë.

Problemi është se këngëtarja nga Kosova e ka tepruar shumë. Ajo ka shënjestruar moderatoren Egzona, duke i thënë se po tentonte t’i merrte Donaldin, të dashurin e saj, me të cilin ka fituar një vëmendje të jashtëzakonshme në dy muajt e fundit.

“Mua nuk më ka ardhur mirë që jam cilësuar si njeri i panjohur, kur Donaldi foli me mua për problemet e tij me Beatrixin. Më ka ardhur mirë që të paktën unë i qëndrova pranë Donaldit në momente të vështira, kaq. Ne nga jashtë jemi lidhur shumë me këta personazhe prej televizorit. Donaldi, për shembull, është një njeri që e njoh prej jashtë dhe thjesht e ndihmova duke e dëgjuar. Nuk e këshillova, nuk i shkova vetë për ta pyetur nëse do të më rrëfehet për ndonjë gjë”, u shpreh Egzona.

“Unë kisha bërë një autoportret dhe duhej të vinte Egzona që realisht ta kuptoja cfarë po bëja. Ajo ma vuri në dukje dhe aty lindi biseda. Kisha nevoja të flisja dhe u hapa”, tha Donaldi.

“E kuptova se ti nuk doje prezencën time atë ditë dhe u shkëputa. Prita të paktën që Egzona të vinte dhe të më sqaronte”, tha Beatrix.

Ka rënë në dashuri me Donaldin? “Mos u habit që nëse kur të dalësh, familja  ime…”- Pas sherrit në shtëpi me Beatrix, reagon vëllai i Egzonës

Gazeta Metro – 'T'kom bo be n'mamin': Beatrix dhe Egzona mundohen të  sqarohen

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *