A po kërkohet për Ervis Martinajn në Vlorë? Reagon policia

Prej disa ditësh në Vlorë  kanë zbarkuar Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, edhe pse deri tani nuk ka një rezultat konkret për operacionet e vazhdueshme të zhvilluara kohët e fundit.

Sot policia e Vlorës mbajti një deklaratë për shtyp ku gazetarët  i drejtuan pyetjen nëse po kërkohet për fatin e Ervis Martinajt në këtë qytet?

Kësaj  pyetje policia e Vlorës i dha përgjigje duke thënë se ka një plan të detajuar për kontrollet.

“E vërtetë që FNSH ka qenë prezent ne qytetin e Vlorës. Ka një plan të detajuar nga shërbimet e policisë, e kemi pasur dhe mbështetjen e tyre. Këto kontrolle do vijojnë e në javët në vijim në lidhje me procedimet që kanë ngritur skuadrat e hetimit”, tha zyrtari i Policisë.

I pyetur nga gazetarët nëse policia ka informata  që Martinaj ka qenë në Vlorë, zyrtari i Policisë tha se:

“Është një çështje që nuk i përket qarkut të Vlorës. Strukturat e DVP Vlorë mbështesin të gjitha strukturat e drejtorive të tjera policore për çfarëdo lloj verifikimi apo operacioni në terren”.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *