Vetëm pak ditë pas humbjes në zgjedhjet e 14 majit, Enkelejd Alibeaj dha dorëheqjen nga drejtimi i PD-së dhe pozicioni i kreut të grupit parlamentar.
Pas dorëheqjes së tij, Alibeaj tha se partia duhet të riorganizohet për t’u ndarë nga Sali Berisha dhe për të ndërtuar aleancë me potencial për zgjedhjet e vitit 2025.
Si rrjedhojë, Gazment Bardhi u zgjodh kryetar i grupit parlamentar pas dorëheqjes së Enkelejd Alibeaj.
Bardhi u pyet sot në një emisionin televiziv nëse dorëheqja e Alibeajt është një tentativë për të bërë të mundur një kthim të mundshëm të Lulzim Bashës në krye të PD-së.
Bardhi nuk dha përgjigje të drejtpërdrejt, duke thënë se ka kuptuar aktin e dorëheqjes së Alibeajt ashtu sikur se ai e shpjegoi publikisht.