Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka komentuar edhe deklaratat e Ramës ndaj SPAK, të cilat janë perceptuar si një formë e presionit politik.
E ftuar në “Open” në Neës 24 me gazetaren Eni Vasili, Kim deklaroi se e ka shprehur qëndrimin e SHBA për këtë çështje, shumë qartë.
E pyetur nga gazetarja nëse Rama po ushtron presion politik ndaj SPAK, Kim deklaroi se ka mënyra të ndryshme për të shprehur mbështetjen për reformën në Drejtësi.
Pjesë nga biseda
Eni Vasili: Në fakt, Kryeministri Rama siç e thashë pak më parë, duket se paska një mendim tjetër në lidhje me këtë. Do ta quanit që po ushtron presion politik ndaj SPAK?
Ambasadorja Kim: Mendoj se ka mënyra të ndryshme për të shprehur mbështetje për reformën në drejtësi dhe mendoj që e kam shprehur pikëpamjen e Shteteve të Bashkuara për këtë çështje shumë qartë.