Kreu i PD Sali Berisha është pyetur nëse Partia Demokratike rrezikon që të mos regjistrohet si parti në zgjedhje.
Në një deklaratë për mediat, Berisha u shpreh se PD ka vendimin e gjykatës për Kuvendin e 11 dhjetorit. Ai shtoi se në çdo vend të botës, vendimi duhet të ishte regjistruar, por se vendimin sipas tij, e mban peng Rama.
Pyetja: Celibashi deklaroi se PD rrezikon të mos regjistrohet në zgjedhje? Çfarë ndodh nëse nuk regjistrohet?
Berisha: PD ka vendimin e gjykatës për Kuvendin e 11 dhjetorit. Në çdo vend të lirë të botës ai vendim duhet të ishte regjistruar, atë vendim e mban peng Rama. Tani nëse do e zgjidhin ata është çështje e tyre, ne kemi vendimin e gjykatës, të gjitha të tjerat janë marrje peng. Unë kam denoncuar autorët e kësaj pengmarrje, ky është realiteti.