Pas shpalljes së vjehrrit të saj Sali Berisha ‘non grata’ nga SHBA-ja, Armina Mevlani ka qenë nën mbikëqyrjen e mediave për të parë reagimin që ka në lidhje me këtë çështje por duket se asaj nuk i intereson asgjë më shumë se të pasurit marrëdhënie të mira me bashkëshortin dhe prindërit e tij.
Herë pas here Armina në Instagram hap rubrikën “Pyetje dhe Përgjigje” dhe kësaj here ndjekësit e saj kanë qenë kuriozë që të pyesin për marrëdhënien që ajo ka me fëmijët e bashkëshortit të saj, Shkëlzen Berisha.
Pyetja konkrete që ata i shtrojnë është: A është e vështirë marrëdhënia me një partner i cili ka patur një martesë dhe fëmijë më parë?
Armina nuk ka nguruar të tregojë edhe njëherë sa shumë i do fëmijët e Shkëlzenit dhe se sa mirë shkon me to:
“Në jetë asgjë nuk është si një përralla, rëndësi ka që dashuria të jetë e fortë. Përsa kohë është ashtu këto nuk quhen më probleme, përkundrazi unë fëmijët e partnerit i dua shumë”, thotë Armina.