Që vaji i ullirit ka përparësi ndaj llojeve të tjera të vajit, ajo dihet ! Vaji i përftuar nga ullinjtë është yndyrë e pastër e pangopur dhe një lugë gjelle na ofron rreth 120 kalori, 15 gramë yndyrë dhe niveli i kolesterolit është thuajse 0 !
Niveli i lartë i yndyrnave të keqija në gjak rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, ndaj doktorët rekomandojnë gjithmonë përdorimin e këtij vaji në gatim. Megjithatë ky eliksir shëndeti nuk është si mjalti apo vera që me kalimin e viteve shija përmirësohet, por nëse ruhet si duhet vaji i ullirit do të ketë po të njëjta vlera ushqyese.
Mendoni për vajin e ullirit si të ishte lëng i freskët i shtrydhur! Pas një kohe ai do e humbasë shijen e do të skadojë ! Nëse mbahet në shishe plastike jetëgjatësia e vajit shkon deri në 20 muaj.
Duhet ta ruani në një vend të freskët, të errët, brenda bufesë. Drita dhe nxehtësia përshpejtojnë prishjen e vajit.
Mbylleni shisheni në mënyrë që të parandaloni oksidimin e vajit nga oksigjeni i ajrit.
Vaji i ullirit nuk mbahet në frigorifer dhe i ruajtur në kushtet e duhurua (në shishe qelqi) mund të rezistojë deri në dy vite.