Melisa Lleshi ka qenë në qendër të vëmendjes sa i takon jetës së saj private. Edhe gjatë “Dance Albania”, u zbulua se shumë mesazhe për të kishin të bënin me jetën e saj. Mirëpo pyetja që të gjithë kanë në mendje është: “A të ka shkruar ish-i dashuri”? Por si u përgjigj Melisa?
“Nuk e di për kë e ke fjalën” – ishte përgjigjja mjaft e prerë e Melisës.
Mesa duket ish-konkurentja e ‘Për’puthen’ po fokusohet tashmë vetëm tek karriera e saj.
Edhe pse prej muajsh i kanë dhënë fund lidhjes së tyre, dy ish-konkurentët e Për’puthen Andi Shehi dhe Melisa Lleshi, vijojnë të komentohen në rrjet. Së fundmi, Andi ka qenë i ftuar në një intervistë për emisionin ‘Shqipëria Live’ dhe sigurisht që nuk munguan pyetjet rreth Melisës. Por me sa duket, Andi e ka hedhur krejtësisht pas krahëve historinë me këngëtaren dhe ka nisur një romancë të re.
Gjatë intervistës ai tregoi se tashmë e ka hequr mendjen nga ish-konkurentja e Për’puthen dhe se është shumë i lumtur në jetën që po bën.
“Ndoshta nuk harrohet, por plumbi del me plumb”,- u shpreh ai.
Më pas Andi u pyet për një lidhje të mundshme me një vajzë tjetër, por ai vendosi të mos ndajë shumë detaje dhe u treguar i rezervuar.
“Se di jam shumë i lumtur për momentin dhe po përjetoj një ndjesi që se kam përjetuar më parë. Mund të them që jam i lumtur. Nuk është person i njohur dhe nuk merrem kurrë me njerëz të televizionit, asnjëherë. Nuk dua të flas më shumë”- u shpreh ai.