Dëshmitë tronditëse nga momenti i rrëzimit të avionit si dhe paralajmërimet nga kulla e kontrollit hedhin dritë mbi tragjedinë e aviacionit që zhyt Korenë e Jugut.
Avioni Jeju Air me 181 persona në bord u rrëzua në aeroportin Muan në jugperëndim të Koresë së Jugut gjatë një tentative për ulje emergjente. Avioni u ul, doli nga kursi, goditi marin e aeroportit, u nda në dysh dhe shpërtheu në flakë.
Në aeroplan ishin 181 persona, 176 pasagjerë dhe 6 anëtarë të ekuipazhit. Vetëm dy persona u shpëtuan të gjallë, ndërsa sipas informacioneve të mediave të Koresë së Jugut, 179 pasagjerët e mbetur janë të vdekur.
Zyrtarët e ministrisë së transportit zbuluan një sekuencë kritike gjashtë minutëshe përpara përplasjes, raporton Yonhap News i Koresë.