A u favorizua ‘Rejsi Farma’ nga aksioni i policisë “anti-Botox”?

Dy administratorë të dy qendrave estetike në Tiranë dhe një furnitor i botoksit në Shqipëri u arrestuan pak janë më parë gjatë operacionit të koduar “Botulinum toxin” që u ndërmor nga Policia e Shtetit.

Në pranga përfunduan “furnitori” Mildon Kumaraku dhe administratoret e 2 klinikave estetike private, Xhuljana Mahmuti dhe Deisa Shehaj.

Aksioni u shtri në qendrat estetike por dhe biznese të ndryshme në të cilat kryheshin procedurat e injektimit të botoksit.

Në total u kontrolluan rreth 30 subjekte që ushtronin funksionin e tyre në kryeqytet.

Kontrolle u ushtruan edhe në banesa ku dyshohej se pronarët e këtyre qendrave mbanin stok mallin kontrabandë.

Produktet e “Botulinum toxin”, nuk ishin regjistruar në Agjencinë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore.

Por aksioni në vetvete ngre dyshime.

Burime për VoxNews pohuan se ky operacion pati një indicie për të favorizuar kompaninë “Rejsi Farma”, e cila gjithashtu ka magazinuar sasi të mëdha “Botoxi” në depot e saj.

Dyshimet përforcohen akoma më shumë pasi me goditjen e këtij rrjeti, tashmë të gjitha klinikat estetike janë të detyruara ta blenë produktin “botox” pranë depove të kompanisë “Rejsi Farma”, e cila më herët u përfshi në një skandal pasi FSDKSH, në 21 dhjetor 2022, gjatë një kontrolli që kreu në depon importuese farmaceutike “Rejsi Farma” konstatoi 18 medikamente të skaduara, sasia e të cilave i kalonte 12 mijë copë, ndërsa vlera e tyre shkonte mbi 400 mijë euro.

Afati i skadencës për këto ilaçe të rimburueshme kishte kaluar mbi 1 vit.

Sipas KLSH-së, për këto medikamente nuk kishte dokumente ose proces-verbale të lëshuara nga autoritetet kompetente si dhe nuk ishte kryer procedura e rregullt për nxjerrjen jashtë përdorimit të tyre, duke mos njoftuar Drejtorin Rajonale Tatimore përkatëse nën juridiksionin të cilës i përket, si dhe duke mos marrë miratim nga Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, sipas përcaktimeve ligjore.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *